Lajmet e fundit

E ardhmja e Philippe Coutinho duket se është në udhëkryq. Sipas mediave, Bayern Munich, ku aktualisht braziliani është i huazuar nga Barcelona, që zotëron kartonin e tij, nuk ka ndërmend të ushtrojë të drejtën e blerjes përfundimtare të kartonit të 27-vjeçarit. Bavarezët nuk kanë ndërmend të shpenzojnë 120 milionë euro për kartonin e mesfushorit, i cili mesa duket nuk bën pjesë as në planet e katalanasve që dëshirojnë ta shesin.
Agjentët e brazilianit kanë nisur bisedimet me disa ekipe të tjera të mëdhaja për të gjetur një shtëpi të re për Coutinhon, mes tyre Inter e Juventus./supersport.al/