Lajmet e fundit

Adoleshentja Autumn Veatch, javën e kaluar i ka shpëtuar një aksidenti me helikopter.
Veatch po bënte një shtëtitje me helikopter bashkë me dy gjyshërit e saj, Leland 62 vjeçe dhe Bowman 63.
Ajo shpjegon se si i ka djegur duart, teksa po mundohej që t’i shpëtonte gjyshin nga rrënojat që po digjeshin, transmeton Klan Kosova.
“Ata ishin gjallë dhe po bërtisnin”.
“Nuk kisha mundësi që të shkoja te gjyshja sepse ajo ishte në anën tjetër, dhe mendova që njëherë duhet t’a shpëtoja gjyshin pastaj gjyshen”, ka thënë ajo për CNN.
Ajo tregon se teksa po mundohej t’e largonte nga zjarri gjyshin e saj, e ka djegur dorë.
Por në momentin që pa që nuk mund të bënte më asgjë për ta, u tha që i donte dhe që do të ishte mirë.
Për Veatch, beteja për jetën nuk do të mbaronte këtu.
Kjo sepse ajo kaloi dy ditë vetëm në vendin e aksidentit.
“Isha e sigurt që do të vdisja, isha e sigurt që do të vdisa prej të ftohtit”.
“Më pas më erdh një vullnet, dhe i thash vetës që nuk do të vdisa pa e përqafuar familjen time”.
Ajo eci përgjatë një lumi, e më pas doli në një autostradë, ku dy burra e panë dhe e hypën në makinë.
Ajo po qëndron në spital dhe nuk ka lëndime që do i’a rrezikonin jetën.