Lajmet e fundit

Drejtori sportiv i Romës, Tiago Pinto thuhet se është në Trigoria për të mbyllur një marrëveshje me Interin për Edin Dzeko, i cili duket se do të zëvendësojë Romelu Lukaku në San Siro.
La Gazzeta dello Sport raporton se boshnjaku është në Kroaci duke pritur lajmet, që të kthehet në Itali dhe mund të udhëtojë direkt në Milano.
Dzeko ka arritur një marrëveshje dy vjeçare me Interin, dhe gazeta raporton se marrëveshja midis dy klubeve mund të përfundojë sot, shkruan footballitalia, transmeton Klankosova.tv.
Tek Roma nuk po stërvitet, por Tiago Pinto është në Trigoria për të mbyllur operacionin, pasi boshnjaku është në shtëpinë e tij në Kroaci.
Raporti pretendon se agjenti Alessandro Lucci po bën gjithçka për të përshpejtuar marrëveshjen me Nerazzurrët sa më shpejt të jetë e mundur dhe Dzeko mund të kryejë testet mjekësore tashmë nesër.
Pas testeve mjekësore, ai do të nënshkruajë një kontratë dy-vjeçare, por gjithçka varet nga marrëveshja midis Romës dhe Interit.