Roma përmes një goli në minutat e fundit të takimit ka arritur ta fitojë ndeshjen e parë të sezonit të ri të Serie A kundër Torino-s.
Edin Dzeko ishte ai që krosimin e Justin Cluivert arriti ta shndërrojë në gol, duke ua mundësuar romakëve një fillim të mbarë të sezonit.
E tërë ndeshja ishte e baraspeshuar dhe rastet për gol nuk munguan.
Nga torinezët ishte Tomas Rincon të cilit shtylla i mohoi golin në minutën e 40-të kurse tek romakët Alessando Florenzi pati rastin më të mirë, por ishte pritja e Salvatore Sirigu që i pamundësoi atij golin.
Javën tjetër Romal luan kundër Atalantas ,kurse Torino i shkon Inter-it.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.