Lajmet e fundit

Dyshohet se një person ka mbetur i vrarë në një incident të armatosur që ka ndodhur sot në stacionin e autobusëve në Skënderaj dhe sipas burimeve të Klan Kosovës i vrari njëherit është edhe polic i Kosovës.
Sipas informacioneve, ngjarja ka ndodhur me qëllime të hakmarrjes, pasi që dy vite më parë një person ishte varë në atë vend,njofton Klan Kosova.
Zëdhënësi i policisë rajonale të Mitrovicës, Avni Zahiti, nuk e ka konfirmuar vdekjen, por vetëm ka konfirmuar se një incident i armatosur ka ndodhur në stacionin e autobusëve në Skënderaj pa dhënë detaje tjera.