Lajmet e fundit

Dyshohet se Policia ka kryer disa arrestime në pikën doganore në Vërmicë.
Mediat lokale raportojnë se janë arrestuar katër kontrabandistë dhe katër doganierë, nën udhëheqjen e prokurorit Admir Sejdiu.
Të arrestuarit dyshohet që në mënyrë ilegale, përmes korrupsionit, kanë lejuar që të futen nga Shqipëria në Kosovë, sasi të mëdha të mallit të kontrabanduar.
Klan Kosova ka kontaktuar zyrëtarë nga Policia e Kosovës, mirëpo të njëjtit nuk kanë qenë në dijeni për këtë rast.
Klan Kosova do të ju mbajë të informuar lidhur me këtë ngjarje.