Lajmet e fundit
Një qytetar në Partesh të Gjilanit ka raportuar në polici se derisa po e punonte tokën ka vërejtur tri bimë të dyshuara narkotike të llojit kanabis Sativa.

Policia njofton se njësiti anti-drogë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka konfiskuar bimët e dyshuara.
Nuk raportohet për të dyshuar ose të arrestuar, njofton Klan Kosova.