Lajmet e fundit

Është arrestuar një 25-vjeçar në Tiranë dhe një tjetër është shpallur në kërkim.
Policia ka bërë të ditur se të dy janë të dyshuar për vjedhje, raporton TCh, transmeton Klankosova.tv.
“Është vënë në pranga një 25-vjeçar me iniciale F.Gj., banues në Tiranë dhe një 30-vjeçar me iniciale M.Xh., banues në Kurbin, është shpallur në kërkim nga policia. Këta persona dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë muajve shkurt dhe mars, në zona të ndryshme të Tiranës, kanë vjedhur 1 biçikletë dhe 3 monopatina, në pronësi të shtetasve të ndryshëm”, thuhet në njoftimin e policisë.