Lajmet e fundit

Në mbledhjen e Këshillit Drejtues Kombëtar në Shqipëri, sot Ilir Meta, dorëzoi funksionet drejtuese në parti.
Bashkë me postin e kryetarit, dorëzoi edhe teserën që e mbante prej krijimit të partisë, pëtcjellë Klan Kosova.
KDK ka vendosur që javën e ardhshme të mblidhet Konventa Kombëtare për të zgjedhur kryetarin e ri të LSI dhe zv/kryetarin.
Burime pranë LSI thanë se Petrit Vasili, do votohet për kryetar në vend të Ilir Metës, ndërsa Monika Kryemadhi do të garojë për postin e zv/kryetarit të parë të LSI, post që do jetë numri dy në parti, shkruan Lapsi, përcjellë Klan Kosova.