Shtëpia e Bardhë e ka publikuar një foto goxha të rrallë dhe të veçantë.
Bëhet fjalë për një fotografi ku janë të pranishëm presidenti amerikan Donald Trump, zëvendëspresidenti JD Vance, si dhe ish-emisari i ShBA-së, Richard Grenell.
Por ajo çka bie në sy është atmosfera e ngrohtë që mbretëron në ambientin e Zyrës Ovale, pasi Trump dhe JD Vance shihen duke qeshur.
Pos fotografisë, domethënës është edhe mbishrikimi që vendosi Shtëpia e Bardhë: “Dyshja e fuqishme”. /Klankosova.tv
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.