Lajmet e fundit
James Rodriguez dhe Marcelo janë dy futbollistët që qëndrojnë prapa shkëlqimit të BBC-së.

Pas kthimit të shumëpritur të treshes brilante BBC(Bale-Benzema-Cristiano), të gjitha dyshimet në Real Madridin janë hequr. Megjithatë, duhet kujtuar se BBC s’është gjithçka dhe e vetmja gjë e vlerë e ‘Los Blancos’. Janë dy futbollistë që janë në qendër të çdo sulmi të Real Madridit: James dhe Marcelo, dyshja kyqe për sistemin e Rafa Benitezit.
Mbrojtësi i majtë brazilian është mbi të gjithë të tjerët në skuadër sa i përket përfshirjes në aksione: ai ka kontribuar në 130 të tilla dhe kështu ka më shumë se Toni Kroos(103), Luka Modric(102) e James(93).
Edhe në aspektin e pasimeve të kompletuara, Marcelo është më i mirë se James pasi ka realizuar plot 179 të tilla, derisa kolumbiani “vetëm” 133.
Marcelo ka humbur topin më shumë herë – në 25 raste – por ai e ka rifituar atë më shpesh se shumica, veç Sergio Ramosit e Raphael Varanes.
Dyshja dinamike shkëlqen me krosime në në zonë të rreptësisë. Të dy bashkë kanë dërguar 27 krosime në zonë (17 James dhe 10 Marcelo).