Lajmet e fundit

"Procesi po zbatohet në përputhje me urdhrin gjyqësor dhe standardet profesionale e ndërkombëtare për identifikimin e mbetjeve mortore dhe ruajtjen e provave, me pjesëmarrjen e institucioneve përgjegjëse dhe ekspertëve përkatës", thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale.Ky aktivitet zhvillohet në kuadër të dy rasteve të hetimit penal që po udhëhiqen nga Prokuroria Speciale, ndërsa autoritetet nuk kanë bërë të ditur detaje shtesë mbi identitetin e mbetjeve mortore apo natyrën e dy rasteve. Prokuroria ka theksuar se informacionet e mëtejshme do të publikohen vetëm në atë masë që nuk cenojnë integritetin e procedurës penale, procesin e identifikimit dhe të drejtat e familjarëve të viktimave.
"Institucionet mbeten të përkushtuara për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit, sigurimin e drejtësisë për viktimat dhe familjet e tyre", thuhet në fund të njoftimit.https://klankosova.tv/prokuroria-konfirmon-operacionin-per-zhvarrosje-dhe-identifikim-te-mbetjeve-mortore-ne-zubin-potok/