Lajmet e fundit

Na ndajnë vetëm pak orë nga debutimi i Shqipërisë në Euro 2016, në ndeshje ndaj Zvicrës që do të nisë në orën 15:00 dhe që tani rrugët e Lensit, qytetit ku do të zhvillohet takimi, janë "pushtuar" nga shqiptarët.
Me flamuj e fanelat e kombëtares ata duken më entuziastë se kurrë më parë në mbështetje të kuqezinjve, shkruan Top Channel.
Edhe në stadiumin 35 mijë vendesh “Stade Bollaert-Delelis” pritet që të ketë një numër të madh tifozët shqiptarë.