Punonjësit e ndërtimtarisë, helmetat herë i vendosin në kokë e herë të varura në vendpunishte. Anise sigurinë në këtë formë s’mund ta kenë në nivel, punën e vazhdojnë.
E që jeta e punëtorit të jetë prioritet i punëdhënësit, Ministria e Punës ka marrë vendim për inspektime të rrepta nëpër punëtori, raporton Klan Kosova.
Ato kompani që nuk i përmbushin kriteret, do iu vihet shiriti e t’iu ndalohet ndërtimi.
Siguria dhe mirëqenia e mjeshtërve do të kontrollohet për dy javë, ngase aq e parasheh edhe vendimi, që u mor pas 7 vdekjeve në punishte për 4 muaj.
Por, në ditën e parë nga zyra e vetë ministrit Andin Hoti, nuk treguan nëse dolën në terren.
Përveç kësaj, 15 ditë aktivizim po thuhet se nuk mjaftojnë, për disa arsye.
“Rezultate do të ketë fare pak se mbikëqyrja s’bëhet për dy javë, duhet të bëhet në vazhdimësi. 70 % e inspektorëve s’kanë njohuri për këtë ndoshta janë të specializuar në kontrata shkëputjen por jo në këtë fushë”, ka thënë Jusuf Azemi, kryetar i SPSPK-së.
Derisa thuhet se një urdhëresë e tillë do të duhej të bëhej kohë më parë, një njohës i sigurisë e ka edhe një sugjerim për vetë dikasterin e Andin Hotit.
Përgjatë vitit të kaluar, 32 jetë u humbën nëpër vendet ku shumë familje sigurojnë jetesën.
Kronika në vijim sjell detaje:
https://www.youtube.com/watch?v=4z2lwODTPZQ
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.