Lajmet e fundit

Posta e Kosovës, të hënën e 10 tetorit ka lëshuar në qarkullim dy pulla të reja postare të titulluara “Dyert e Prizrenit”.
Sipas postës, qyteti i Prizrenit është i njohur që nga antikiteti si një vend unik në Ballkan për vlerat e trashëgimisë kulturore të civilizimeve dhe religjioneve të ndryshme, shkruan Klankosova.tv.
Prizreni njihet për gërshetimin harmonik të kulturave gjatë historisë dhe një numri të monumenteve të trashëgimisë kulturore të të gjitha kohërave, e që rrjedhimisht mban epitetin e ‘’Qytetit muze’’ të Kosovës.