Lajmet e fundit
Skuadra nga Torino mund të jetë e hendikepuar në sfidën ndaj milanezëve nëse argjentinasi nuk aftësohet për lojë.

Tek Juventusi ka nisur numërimi mbrapsht për takimin kundër Milanit në fundjavë dhe trajneri i bardhezinjve Masimiliano Allegri po mendon sesi ti të bëjë llogaritë me lojtarët që ka në dispozicion.
Stafi mjekësor i kampionëve të Italisë është duke ndjekur me vëmëndje të madhe gjëndjen fizike të sulmuesit Paulo Dybala.
Argjentinasi është duke zhvilluar seanca stërvitore të diferencuara nga pjesa tjetër e grupit, për tu rikuperuar nga dëmtimi muskulor.
Edhe pse aktualisht ndodhet 6 pikë përpara Napolit në klasifikimin e Serisë A, te Juventusi nuk dëshirojnë ti lënë asgjë rastësisë .
Me shumë mundësi në sfidën kundër kuqezinjve sulmi i “Zonjës së Vjetër” do të udhëhiqet nga dyshja Mandzukic-Morata. Sidoqoftë trajneri Allegri është në pritje të riaftësimit të Dybala-s.
Nuk dihet ende sesi do të veproje tekniku toskan me sulmuesin dhe gjithcka do të varet nga forma e lojtarit gjatë këtyre ditëve.
Nëse Dybala do të arrijë të rikuperohet në kohë, atëherë ai do niset me skuadrën drejt Milanos, në rastë të kundërt atij do ti duhet të qëndrojë në qëndrën stërvitore të Vinovos, për të vazhduar më tej seancat e riaftësimit.