Lajmet e fundit
I riu i talentuar shpreson se do të jetë ndihmë për të ecur më tutje për fituesit e Scudetto dhe Coppa Italia.

Nënshkrimi i Juventus, Paulo Dybala mendon se ai është transferuar tek “skuadra perfekte”.
Argjentinasi që sezonin e shkuar shkëlqeu me Palermon këtë afat kalimtar bëri që shumë klube të hyjnë në garë për të siguruar shërbimet e tij, por eventualisht ishte Juventus që doli fitimtar.
Ai shprehet i lumtur për këtë lëvizje.
“Të luaj për një klub si Juventusi është hap i madh për mua”.
“Gara për skuadrën startuese është e madhe, prandaj edhe motivimi duhet të jetë i tillë”.
“Ndaj, Juventus është skuadra perfekte për të filluar këtë fazë të karrierës”.
“Shpresoj të jem në gjendje të zhvillohem si lojtar këtu”.