Lajmet e fundit

Një situatë kritike ka përfshirë sot Shqipërinë, ku vala e motit të keq me reshje të dendura shiu ka paralizuar lëvizjen në shumë rrugë e qytet të vendit. Njëkohësisht, ujërat rrezikuan edhe jetë njerëzish.
Në disa qytete si Tirana, Shkodra dhe FushëKruja, është dashur ndërhyrja e emergjencave civile dhe ushtrisë, për të evakuuar njerëzit e rrezikuar nga përmbytjet.
Gjithashtu nga përmbytjet janë shënuar edhe dy viktimat e para. Viktima e parë është një shtetas me inicialet GJ. N., ku e ka marrë rrjedha e lumit Mat.
Ndërsa personi i dytë që ka humbur jetën është K. Spahiu nga fshati Sukë, Këlcyrë. Ai ka qenë duke rregulluar çatinë e shtëpisë kur është rrëzuar.
Si pasojë e intensitetit të lartë të reshjeve, autostrada TiranëDurrës u bllokua mëngjesin e së martës nga ujërat që kaluan nivelin e 50 centimetra.
Bëhet e ditur se në disa zona ujërat shkuan në nivele të rrezikshme, veçanërisht te nënkalimet. Për të nxjerrë automjetet e bllokuara nën ujë, është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve.
Për shkak të bllokimit të autostradës, policia devijoi trafikun drejt Durrësit dhe anasjelltas në rrugën e vjetër. Por edhe qyteti i Durrësit është goditur keq nga përmbytjet dhe dëmet, kryesisht nëpër biznese janë të mëdha. Ndërsa në Tiranë, në Urën e Brarit një mjet mbeti në lumë dhe drejtuesi është shpëtuar nga ushtria.
Gjithashtu një grua ra në pusetë, ku kalimtarët dhe dy policë e ndihmuan që të dilte nga aty. Në Shkodër, Drini doli nga shtrati dhe jeta e disa familjeve në lagjen “Ajasem” ishte në rrezik.
Edhe në Lezhë e FushëKrujë situata paraqitet e rënduar është.
Në Lezhë janë 30 ushtarakë në gatishmëri, ndërsa në FushëKrujë, ushtria ka nisur mjete lundruese për të shpëtuar tri familje të rrethuara nga ujërat e përrenjve të tejfryrë. Ndërsa në portin e Vlorës, si pasojë e erës së fortë dhe dallgëve të detit me forcë 67 ballë, 300 pasagjerë mbetën të bllokuar në dy tragete, pasi këta të fundit nuk ankoroheshin dot. Një situatë e vështirë është dhe te Ura e Brarit në Tufinë, ku kanë mbërritur forcat e ushtrisë për evakuimin e një familjeje, e cila është në rrezik përm
bytjeje. Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se situata është pothuajse njësoj edhe në Dibër e Bulqizë. Për shkak të bllokimit të rrugëve dhe sasisë së madhe të reshjeve emergjencat civile janë në alarm në gjithë vendin.
Ndërkohë, Ministria e Brendshme kërkoi mbylljen e procesit mësimor në gjithë vendin, kërkesë që është miratuar nga Ministria e Arsimit, që ka pezulluar procesin mësimor deri në një urdhër të dytë, shkruan Shekulli.