Lajmet e fundit

Klajdi Haruni këngëtari nga Shqipëri së fundmi ishte pjesëmarrës në Kënga Magjike 2015 ku u prezantua me këngën “O bo bo” projekt ky i punuar komplet nga studio muzikore ThreeDots, më saktësisht Flori Mumajesi.
E se të dy janë miq tepër të mirë, e kanë dëshmuar që moti.
Klajdi sot përmes një postimi në profilin e tij Facebook ka thënë se ndihet i bekuar për faktin se ai ka një “vëlla” të tillë si Flori dhe se udhëtimi i tyre është i gjatë, njofton Klan Kosova.
Kujtojmë se Klajdi gjatë sezonit veror ishte shumë i angazhuar me koncerte nëpër trojet shqiptare si dhe shijoj sukses me këngën “Vallja e Verës” që e publikoi në fillim të shtatorit.
E në anën tjetër, Flori Mumajesi solli një tjetër hit në skenën e Këngës Magjike.
“Me fjalë të vogla” që në fillimet e saj u bë njëra ndër këngët më të dëgjuara e në youtube mblodhi mbi 3 milionë shikime.