Lajmet e fundit

Të dielën në mëngjes është raportuar një rast i dhunës familjare në qytetin e Pejës.
Pas shkuarjes në vend të ngjarjes, policia, bën me dije se bëhej fjalë për ushtrim të dhunës fizike ndaj një femre, transmeton Klan Kosova.
Dy vëllezër nga komuniteti ashkali kanë rrahur motrën e tyre. Pas intervistimit nga policia më pas të dy të dyshuarit janë liruar për në procedurë të rregullt.