Lajmet e fundit

Dy vetëvrasës me bomba të cilët sulmuan aeroportin ndërkombëtar të Brukselit sipas mediave belge janë vëllezërit Khalid dhe Brahim el-Bakraoui, raporton BBC, përcjellë Klan Kosova.
Televizioni RTBF ka thënë se dyshja ka qenë e njohur për policinë. Personi i tretë që shihet nëpër fotografi është ende në kërkim.
Dy shpërthimet në aeroport dhe një tjetër në një stacion metroje të martën lanë të paktën 34 të vdekur dhe 250 të tjerë të plagosur.
Belgjika ka shpallur tri ditë zie kombëtare.