Lajmet e fundit

Dy ushtarë ukrainas kanë mbetur të vrarë dhe katër të plagosur pas luftimeve më të reja në mes të forcave të qeverisë dhe rebeleve pro Rus, raporton Al Jazeera, transmeton Klan Kosova.
Këto ngjarje kanë ndodhur vetëm disa orë pas hyrjes në fuqi të armëpushimit të aprovuar nga të dyja palët, pas bisedimeve të mbajtura në mesnatë në Minsk.
Kjo marrëveshje ka për qëllim fuqizimin e marrëveshjes të nënshkruar nga Franca dhe Gjermania në 2015, pas shpërthimit të dhunës në zonën lindore industrial në Ukrainë.
Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë ka paralajmëruar që dhuna është ngritur në nivele të pa para gjatë muajve të fundit.