Lajmet e fundit

Dy persona janë vrarë dhe një tjetër është plagosur rëndë pas një shkëmbim zjarri në një kafene në Bazel të Zvicrës.
Autorët e këtij incidenti janë në arrati.
Sipas policisë, dy burra kanë hyrë në ambientet e lokalit “Cafe 56” dhe kanë hapur zjarr mbi klientët të enjten mbrëma.
Hetimet janë duke vazhduar, por një oficer i policisë ka thënë se "ky është një incident lokal dhe nuk ka asgjë të bëjë me islamikët apo terrorizmin", raportojnë mediat e huaja, përcjellë Klan Kosova.
Autoritetet thanë se janë në kërkim të të dyshuarve të rastit që shpejt janë larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të stacionit hekurudhor.
Qyteti i Bazelit është në kufirin e Zvicrës me Francën dhe Gjermaninë, transmeton Klan Kosova.