Lajmet e fundit

Shkrirja e borës dhe shirat e mëdha kanë sjellë përmbytje të shumta në pjesën qendrore të SHBA-ve.
Dy vetë kanë vdekur, përfshirë një person që zyrtarët thonë se po përpiqej të shpëtonte të tjerët nga ujërat, njofton Klan Kosova.
Përmbytjet rekorde në të paktën pesë shtete kanë çuar në shpalljen e gjendjes emergjente, ndërsa disa vende kanë mbetur pa ndihma për shkak të rrugëve të bllokuara.
Fenomeni i motit që ngjason me urganin dhe që nga shkencëtarët ndryshe quhet “cikloni bombë” e goditi pjesën qendrore të SHBA-së javën e kaluar, duke sjellur reshje të borës dhe breshrit, raporton BBC.
Nga këto reshje janë prekur miliona amerikanë në Iowa, Nebraska, Minnesota, Winscensin dhe Dakotan Jugore.
Lumi i Misurit ka arritur nivele rekord të lartë në disa vende, duke përfshirë në Ioëa dhe Nebraska të cilat janë goditur më së shumti nga përmbytjet.
https://twitter.com/NWSOmaha/status/1107317059778760704