Lajmet e fundit

Dy persona kanë vdekur e dy të tjerë janë lënduar në territoret franceze të Karaibeve si pasojë e uraganit Irma.
Ministri i jashtëm francez e ka konfirmuar këtë, transmeton Klan Kosova.
Uragani Irma në ndërkohë ka shkatërruar ndërtesa dhe ka shkaktuar vërshime të mëdha.
Ndërtesat më të forta në Shën Martin, që ndahen nga Franca e Holanda, janë shkatërruar, ka njoftuar Ministri i Brendshëm i Francës, Gerard Collomb.
Stuhia e kategorisë së pesë, niveli më i lartë i mundshëm ka mbledhur erëra që kanë arritur deri në 300 km/h.