Lajmet e fundit

Dy persona sot e humbën jetën në rrugët në Maqedoninë lindore në dy fatkeqësi komunikacioni, të cilat ndodhën në periudhë prej tre orëve.
Zëdhënësja e SPB-Shtip, Gordana Panajotova kumtoi se në rrugën magjistrale mes fshatit të Vinicës, Istibanja – Makedonska Kamenicë, në kthesën në afërsi të basenit të peshqve “Savaro” jetën e humbi një burrë 51-vjeçar nga fshati Obleshevë.
Fatkeqësia ndodhi pasi që automjeti i tij ngarkues “Mahindra” ka dalë nga rruga. Vozitësi ka humbur jetën në vendin e ngjarjes, mjekët vetëm e kanë konstatuar vdekjen.
Ekspertiza nga ana e organeve hetuese është në rrjedhë. Sipas statistikës së SPB-Shtip për nëntë muaj jo të plota në rrugët e Maqedonisë lindore jetën e kanë humbur 20 persona./tetovasot