Lajmet e fundit

Dy persona kanë mbetur të plagosur sot pas një atentati me armë zjarri në Durrës.
Ngjarja ka ndodhur në një lokal në lagjen nr. 11 të qytetit bregdetar pak pas mesditës së të shtunës.
Të lënduarit u dërguan me urgjencë në spitalin rajonal. Sipas mjekëve, njëri prej tyre është në gjendje të rëndë pasi ka marrë një plumb në shpatull dhe një në këmbë, kurse tjetri është jashtë rrezikut për jetën.
Mësohet se autori i atentatit, i cili qëlloi me pistoletë, është identifikuar dhe policia është vënë në ndjekje të tij.