Lajmet e fundit

Dy persona të mitur me shtetësi shqiptare, janë sulmuar dje në pjesën veriore të Mitrovicës, nga një grup personash të cilët policia ende s’i ka identifikuar.
Ngjarja ka ndodhur në një rrugë të kësaj komune rreth orës 15:00.
Incidenti që ka ndodhur, është konfirmuar edhe nga zëvendës-komandanti i rajonit policor të veriut, Besim Hoti, për Kallxo.com.
“Dy persona të mitur, shqiptarë të Kosovës, janë sulmuar dje rreth orës 15 në afërsi të ‘Bankës Komerciale’. Lëndimet nuk janë të natyrës serioze ndërsa rasti është iniciuar si sulm fizik me lëndime të lehta trupore. Është njoftuar edhe prokuroria ndërsa sulmuesit ende mbeten të panjohur”, tha Hoti
Ndaj këtij incidenti ka reaguar edhe Misioni i OSBE-së në Kosovë.
“Misioni i OSBE-së është i brengosur për incidentin e djeshëm në Mitrovicën e Veriut në të cilin është lënduar një i ri shqiptar i Kosovës”, thuhet në deklaratën e këtij misioni.