Lajmet e fundit
Dy persona janë lënduar dhe kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Qendrën Klinikë Universitare ,pas një sulmi fizik nga persona të panjohur.

Incidenti ka ndodhur në rrugën “Eqrem Qabej” afër Fakultetit Filologjik në Prishtinë. Të lënduarit raportohet se janë viktima meshkuj kosovarë/shqiptarë. Në vendngjarje është gjetur një gëzhojë, ndërsa të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur. Njësitë policore i janë përgjigjur rastit, kanë ndërmarrë të gjitha veprimet fillestare policore dhe rasti është duke u hetuar nga njësitë relevante.