Lajmet e fundit
Nga aksidenti kanë mbetur të lënduar një burrë dhe një grua, të cilët janë transferuar drejt spitalit në gjendje të rëndë

Dy persona kanë mbetur të plagosur rëndë në një aksident automobilistik të regjistruar në aksin rrugor Lezhë-Laç të Shqipërisë.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Milotit, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.
Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur një burrë dhe një grua, të cilët janë transportuar drejt spitalit në gjendje të rëndë.
Policia ka nisur hetimet dhe po punon për identifikimin e të plagosurve, shkruan Ora, përcjellë Klan Kosova.