Lajmet e fundit

Një aksident me të lënduar ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:00 në Veternik.
Policia e Kosovës thotë se një mashkull me nënshtetësi serbe ka shkaktuar vetë-aksident trafiku me ç’rast edhe është lënduar vetë dhe pasagjeri i tij poashtu serb i moshës së mitur, njofton Klan Kosova.
Të lënduarit janë dërguar në QKUK. Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.