Lajmet e fundit

Dy persona janë lënduar sot në fshatin Mramor të Prishtinës si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në mes të dy veturave.
Këtë për klankosova.tv e bëri të ditur Daut Hoxha, zëdhënës për media në Policinë e Kosovës.
"Me datë 25.10.2020 rreth orës 14:20 në fshatin Mramor është shkaktuar një aksident trafiku me lëndime trupore ku kanë qenë të përfshira dy automjete, V.W. Golf 4 dhe. Kombi Mercedes ngjyrë e bardhë".
"Dy persona raportohet të kenë marrë lëndime trupore", njofton Klan Kosova.