Lajmet e fundit

Policia ka arestuar dy persona të dyshuar se kanë kryer vjedhjen me datën 3.11.2019 në një lokal në rrugën "Mbretëresha Teutë" në Pejë.
Të arrestuarit janë A.G. i lindur në vitin 1999 dhe B.B. i lindur në vitin 2000.
Nga Policia kanë bërë të ditur se kanë identifikuar të dyshuarit përmes kamerave të sigurisë.
"Pasi që lokali i viktimës posedon kamera sigurie dhe në kamera është vërejtur i dyshuari i maskuar duke e kryer vjedhjen. Pas një pune operativo-hetimore nga njësitit i hetimeve me datë 9.11.2019, është arritur të behët identifikimi rrjedhimisht arrestimi i personave të dyshuar".
I dyshuari i parë (A.G) ka pranuar veprën penale dhe është personi i cili shihet në video incizime, ndërsa i dyshuari i dytë (B.B) ka ndihmuar për shitjen e sendeve të vjedhura.
Të dyshuarit me urdhër të prokurorit të shtetit dërgohen në mbajtje për 48 orë, ndërsa rasti cilësohet si "Vjedhje e Rëndë".