Lajmet e fundit

Policia ka arrestuar dy persona të dyshuar për vjedhje të rëndë në Junik.
Rasti në fjalë ka të bëjë me hyrje me forcë në një shtëpi banimi, ku janë vjedhur një sasi e konsiderueshme të hollash.
Personat e arrestuar janë H.K dhe G.SH, për të cilët dyshohet se për disa vjet me radhë, kanë kryer 10-të vjedhje të ndryshme në Junik.
Me urdhër të prokurorit të shtetit, të dyshuarit H. K. i caktohet masa e ndalimit policor ndërsa G. Sh. lirohet ne procedurë të rregullt.