Lajmet e fundit

Policia e Kosovës ka arrestuar dy të dyshuar për vjedhje pylli, njërin në Deçan e tjetrin në Pejë.
Këto janë raportet e plota të rasteve përkatëse, njofton Klan Kosova.
Deçan 02.02.2020-09:05. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti është zënë në flagrancë duke prerë trungje të njoma në parkun nacional. Në vendin e ngjarjes zyrtarët e APK-së kanë sekuestruar 24-copë trungje (0.30 m3), ndërsa njësitet policore kanë sekuestruar një motor-sharrë. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit i është shqiptuar masa e ndalimit policor.
Pejë 01.02.2020-10:00. Me 02.02.2020 është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar nën dyshimin se i njëjti me datën e cekur, nga ankuesi mashkull K/Shqiptar është hasur duke vjedhur dru, por i njëjti ishte larguar nga vendi i ngjarjes. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.