Lajmet e fundit

Policia rajonale e Mitrovicës ka arrestuar dy persona nën dyshimin se kanë punuar targa të falsifikuara të veturave.
Sipas policisë, gjatë kontrollit në lokalin ku dyshohej se kryhej punimi i targave të falsifikuara si prova materiale janë sekuestruar: 30 copë llamarina të formatit të targavenjë lap top,një shtëpizë kompjuteri, targa të ndryshme, vendore e të huaja si dhe mostra të folive për targa.
Pas procedurave intervistuese me vendim të prokurorit të çështjes dy të dyshuarit janë liruar për procedurë të rregullt, ndërsa ndaj tyre është iniciuar procedurë penale ‘falsifikim dokumenti’, transmeton Klan Kosova.