Lajmet e fundit

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Prishtinë, dje ka realizuar një operacion policor me ç`rast janë arrestuar dy meshkuj me dyshimin se të njëjtit janë përfshirë në dhënie të parave me fajde.
Sipas policisë, personat e dyshuar tanimë të arrestuar, dyshohet se gjatë vitit 2015 një personi i kanë dhënë me fajde para në shumën prej 31.850 euro, ndërsa i dëmtuari ua ka dhënë-kthyer deri me tani 57.300 euro .
Policia njofton se gjatë bastisjes kanë sekuestruar një armë pistoletë, e cila dyshohet se mbahej pa leje nga personat e dyshuar.
Të dyshuarit M.B. dhe F.B. pas intervistës me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje, transmeton Klan Kosova.