Lajmet e fundit

Policia e Shtimes, në dy raste të ndara në fshatin Petrovë dhe në Shtime ka arrestuar dy persona për armëmbajtje pa leje.
Në rastin e parë në fshatin Petrovë, sot rreth orës 08:00, me urdhëresë të Gjykatës Themelore, policia ka bastisur shtëpinë e të dyshuarit: E.A. 44 vjeçar dhe gjatë kontrollit, ka gjetur një armë automatike, me një fishek , e cila është konfiskuar.
Ndërkaq, pas gjysmë ore , në Shtime është bastisur shtëpia dhe objektet përcjellëse të A.A. 46 vjeçar , i dyshuar për armëmbajtje pa leje, por në këtë rast nuk është gjetur asgjë e dyshuar.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar, të dy të dyshuarit janë liruar ,kurse ndaj të dyshuarit, E.A. lënda është dërguar në procedurë të rregullt gjyqësore