Lajmet e fundit

Lëvizja Vetëvendosje - Qendra në Shqipëri, ka njoftuar se policia ka arrestuar dy protestues në protestën e organizuar kundër ardhjes së presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq në Tiranë dhe kundër kreut të serbëve të Bosnjës, Milorad Dodik.
Vetëvendosje përmes një njoftimi të bërë në Facebook thuhet se një pjesë e protestuesve janë drejtuar te komisariati për të kërkuar lirimin e dy protestuesve të arrestuar.
“Protesta e organizuar kundër Vuçiqit dhe Dodikut është mbyllur. Një pjesë e protestuesve janë drejtuar te komisariati nr. 2 për të kërkuar lirimin e dy protestuesve të arrestuar sipas informacioneve të raportuara nga mediat. Godian Feraj është njëri prej të arrestuarve, ndërsa i arrestuari i dyte sipas të gjitha informacioneve quhet Ardit, është nga Puka dhe në moshën 25-26 vjeç”, thuhet në njoftimin e Vetëvendosjes.
https://klankosova.tv/vetevendosje-proteston-kunder-vizites-se-vuciq-dhe-dodik-ne-tirane-foto1/