Lajmet e fundit

Katër civilë irakianë dhe tre militantë u vranë në dy sulme të ndryshme në Irak.
Të hënën janë vrarë shtatë persona edhe pse tre prej tyre dyshohe të jenë pjesë e militanëve te Daesh, bënë me dije një komandanti fisnor irakian, njofton Klan Kosova.
Sipas AA, militantët e dyshuar të Daesh bastisën qytetin e Ashkej, në jugperëndim të provincës veriore të Ninivws dhe qëlluan katër civilë të cilët mbetën të vdekur, tha për Agjencinë Anadolu, Hawwas Nayef, një komandant i policisë pro qeveritare Hashd al-Ashaeri.
Ai tha se militantët kishin ikur drejt shkretëtirës pas sulmit.
Ndërkohë, forcat e sigurisë irakiane vranë tre militantë të Daesh në një pritë, 80 kilometra në lindje të Baquba, kryeqyteti provincial i provincës lindore Diyala, tha kapiten i Policisë Habib al- Shimari, njofton Klan Kosova.
Dhjetorin e kaluar, zyrtarët në Bagdad deklaruan se prania ushtarake e Daesh në Irak ishte e çmontuar përmes operacioneve të mbështetura nga Aleanca Ndërkombëtare e udhëhequr nga SHBA.
Megjithatë, herë pas here, zyrtarët irakianë njoftojnë operacione të tjera kundër "grupeve të fshehura" të lidhura me militantët e Daesh në pjesë të caktuara të vendit.