Lajmet e fundit

Aktori Blerim Destani dhe tenori kosovar Rame Lahaj janë bërë bashkë.
Ata të dy kanë kaluar një mbrëmje nën shoqërinë e njëri tjetrit në Dyseldorf të Gjermanisë.
Destani dhe Lahaj s’njihen vetëm në vendet e banuara me shqiptarë, ata kanë shtrirë karrierën e tyre edhe në skenat botërore.
Lahaj tenori kosovar i lindur në Istog është bërë pjesë e trupave të sallave të operave Europian e po ashtu ka korrur mjaft sukses edhe në Australi.
Kurse Destani si aktor po merr pjesë në projekte filmime ndërkombëtare.
Shqiptarët e suksesshëm në botë i ka bashkuar një natë në Dyseldorf, ku tenori botëror i ka kënduar Destanit një pjesë të këngës së grupit Marigona “Tash shko”.
“Me mikun tim të vjetër, tenorin botëror. Ju përshëndesim live”, ka shkruar Destani në profilin e tij në instagram përkrah videos, transmeton Klan Kosova.
https://instagram.com/p/86u2zFoalo/?taken-by=blerimdestani