Dy shpërthime të fuqishme kanë tronditur Vlorën gjatë orëve të natës.
Mësohet se shpërthimi i parë ka ndodhur rreth orës 02:00 në lagjen “28 Nëntori”, vetë 50 metra larg drejtorisë së policisë.
Ndërsa shpërthimi i dytë ka ndodhur gati 1 orë më pas në lagjen “Karabash” në afërsi të bashkisë.
Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme, raporton Tch, transmeton Klan Kosova.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
SZ
SHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.