Lajmet e fundit

Dy shpërthime të fuqishme kanë ndodhur në kryeqytetin turk, Ankara duke lënë të vdekur 30 persona.
Shpërthimet kanë ndodhur pranë stacionit qendror ndërsa objektiv i tyre ishte një paradë e organizuar për paqen duke bërë thirrje për t’i dhënë fund konfliktit me grupin separatist kurd.
Partia pro-kurde HDP apeloi për mbajtjen e marshimit për “paqe dhe demokraci”, që pritej të niste në orën 12:00, transmeton Klan Kosova.