Lajmet e fundit

Mediat siriane kanë raportuar për dy shpërthime në Sayyida Zeinab, në jug të qytetit Damaskus, me ç’rast ka një numër të konsiderueshëm të viktimave, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
Të paktën njëri nga sulmet është shkaktuar nga një bombë në makinë.
Sayyida Zeinab është vendi i shenjtë për myslimanet Shiit të Sirisë.
Vendet në afërsi janë goditur disa herë në fillim të vitit nga sulme të tilla , përgjegjësinë për të cilat ka marrë i ashtuquajturi Shteti Islamik.