Lajmet e fundit

Qeveria serbe raporton se dy serbë të mbajtur peng në Libi që nga nëntori janë në mesin e të vrarëve nga sulmet ajrore amerikane.
Avionët të premtën kishin në shënjestër pozicionet e të vetëquajturit Shtetit Islamik në qytetin e Sabratha, transmeton Klan Kosova.
Serbët e rrëmbyer, Sladjana Stankobvic dhe Jovica Stepic, punonin për ambasaden e Serbisë në Libi.
Sipas ministrit të jashtëm serb, Ivica Daçiq, shteti i tij është ende duke pritur për t’u identifikuar trupat.
Sipas Daçiq, autoritetet e libaneze ende nuk i kanë konfirmuar këto vdekje mirëpo që vdekja e dy shtetasëve serb ka shumë gjasë të jetë e vërtetë.
Përpara sulmeve ajrore amerikane, autoritetet serbe kishin tentuar që të negociojnë për t'i liruar robërit.