Lajmet e fundit

Dy raste të variantit të koronavirusit Omicron janë zbuluar në Mbretërinë e Bashkuar.
Dy individët tani janë duke u izoluar së bashku me familjet e tyre, ndërsa janë kryer teste të mëtejshme.
Kjo lidhje është gjurmuar në Afrikën Jugore, shkruan Sky News, transmeton Klankosova.tv.
Varianti i ri konsiderohet potencialisht më i rrezikshëm sepse ka rreth dy herë më shumë mutacione se Delta.
Omicron, i quajtur gjithashtu B.1.1.529, është zbuluar gjithashtu në Belgjikë, Izrael dhe Hong Kong, dhe ndoshta në Gjermani dhe Republikën Çeke.
Qeveritë në mbarë botën kanë pezulluar fluturimet drejt dhe nga vendet në Afrikën Jugore si rezultat i rrezikut nga varianti.