Lajmet e fundit

Katër të mitur janë arrestuar në Suharekë, pasi të njëjtit në shtëpinë e një gruaje kanë vjedhur gjësende të ndryshme si, orë dore, telefona, bizhuteri si dhe një armë zjarri pistoletë.
Policia ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar shtatë gëzhoja si dhe disa bizhuteri.
Dyshohet se në terren të hapur ata kanë përdorur armën, raporton gazetari Nuhi Salihu.
Ndiqni detajet shtesë, në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova: