Lajmet e fundit

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka bërë me dije se brenda 24 orëve në Kosovë janë shënuar dy raste të dyshuara të gripit të derrit.
Sipas këtij instituti pacientët janë hospitalizuar dhe pritet rezultati.
Poashtu IKSHP ka njoftuar se në sezonin 2015/2016 në QKUK janë raportuar 6 raste të vdekjes.
"Në sezonin 2015/2016 në SHSKUK janë raportuar 6 raste të vdekjes, prej të cilëve 4 raste të konfirmuara me Influencë A, 1 rast me A(H3)v dhe 1 rast me Influencë B me letalitet 0.01%. Të gjitha rastet fatale janë paraqitur me vonesë në trajtim mjekësor"
Zyrtarë të këtij instituti kanë apeluar te të gjithë Drejtorët Rajonal të Shëndetësisë Publike të ngritet niveli i vigjilencës dhe raportimit të rasteve të dyshimta në të gjitha institucionet shëndetësore publike dhe private në Kosovë, transmeton Klan Kosova.
.