Lajmet e fundit

Të hënën policia kufitare në dy raste të ndryshme ka arrestuar tre persona të dyshuar për kontrabandim të kafshëve.
Në rasti ne parë në fshatin Stublin të Gjilanit, është arrestuar një i dyshuar pasi që i njëjti është takuar duke kontrabanduar mall (kafshë). Kafsha është konfiskuar, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar, si dhe rasti shkon në procedurë të rregullt, njofton Policia e Kosovës.
Ndërkaq, në rasti ne dytë, në Leposaviq janë arrestaur dy të dyshuar serbë pasi që kanë tentuar të kontrabandojnë një pajisje bujqësore(frezë).
Me vendim të prokurorit pajisja është konfiskuar, ndërsa të dyshuarit pas intervistimit janë liruar, njofton Policia e Kosovës.