Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mes dy kamionëve sot në fshatin Zabel i Ulët të Drenasit.
Për Klankosova.tv, Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, ka theksuar se aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:30.
"Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete(kamionë). Si pasojë e aksidentit janë lënduar dy persona të cilët janë dërguar për tretman mjekësor".
"Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal", ka thënë Ahmeti. /Klankosova.tv
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.